Humb jetën në vendngjarje, makina përplas këmbësoren në Elbasan-Peqin
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin rrugor Elbasan–Peqin, në vendin e quajtur “Paraburgimi”. Ngjarja ka ndodhur teksa një automjet tip “BYD”, që drejtohej nga një 47-vjeçar, ka përplasur një këmbësore rreth 60 vjeçe. Përplasja ka qenë fatale për gruan, e cila ka marrë dëmtime të rënda. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të emergjencës, këmbësorja nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. Menjëherë pas aksidentit, në zonë kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet për dokumentimin e ngjarjes. Gjithashtu, grupi hetimor ka kryer këqyrjen e vendit të aksidentit dhe po punon për të përcaktuar me saktësi dinamikën e përplasjes. Drejtuesi 47-vjeçar është shoqëruar nga Policia për veprimet e mëtejshme procedurale. Në kuadër...
Burimi:
ntv.al