Hugh Grant, aktori britanik që u bë ikonë e komedive romantike
Hugh Grant, i lindur më 9 shtator 1960 në Londër, është një nga aktorët më të njohur britanikë. Gjatë karrierës së tij, ai është shquar fillimisht për rolet e burrit simpatik dhe të ndjeshëm në komeditë romantike, ndërsa më vonë ka marrë përsipër edhe role më të ndryshme dhe komplekse. Grant u diplomua për letërsi angleze në Universitetin e Oksfordit dhe e nisi karrierën në teatër e më pas në kinema. Debutimin në film e bëri në vitin 1982 me Privileged. Një nga rolet që i solli vlerësim të madh ishte ai në filmin Maurice (1987), për të cilin fitoi, së bashku me James Wilby, Kupën Volpi për aktorin më të mirë në Festivalin e Filmit të Venecias. Fama ndërkombëtare erdhi në vitin 1994 me filmin Four Weddings and a Funeral. Roli i Charles e shndërroi Grantin në një yll të kinemasë dhe i solli çmimin BAFTA dhe Golden Globe për aktorin më të mirë. Pas këtij suksesi, ai u shfaq në një seri komedish romantike të njohura, mes tyre Notting Hill, Bridget Jones’s Diary, About a Boy, Love Actually dhe Music and Lyrics....
Burimi:
kultplus.com