HUAZIMI/ SPALLETI ZGJAT DOREN TE MAN.CITY, KERKON PERFORCIM PER JUVENTUSIN

HUAZIMI/ SPALLETI ZGJAT DOREN TE MAN.CITY, KERKON PERFORCIM PER JUVENTUSIN

Juventus-i pritet të rikthejë në janar interesimin për Rayan Ait-Nouri, mbrojtësin e majtë të Manchester City-t, të cilin tentoi ta afronte edhe gjatë merkatos së verës. Algjeriani nuk është alternativa e vetme që klubi torinez po shqyrton për përforcimin e krahut të majtë të mbrojtjes. Situata e futbollistit ka ndryshuar ndjeshëm në muajt e fundit. Ait-Nouri ka regjistruar vetëm katër paraqitje këtë sezon, të gjitha në Champions League dhe në Carabao Cup. Pavarësisht se ka dhënë tri asistime në vetëm 168 minuta lojë, ai nuk ka luajtur asnjë minutë në Premier League. Manchester City shpenzoi 36.8 milionë euro, plus bonuse, për ta transferuar nga Wolverhampton në verën e vitit 2025. Megjithatë, mbrojtësi algjerian nuk duket se bën pjesë në planet e trajnerit Enzo Maresca, çka...