Hoxha takim me Komisioneren Kos: Shqipëria e vendosur për të ruajtur ritmin e negociatave të anëtarësimit në BE

Hoxha takim me Komisioneren Kos: Shqipëria e vendosur për të ruajtur ritmin e negociatave të anëtarësimit në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi ditën e sotme një takim me Komisioneren e BE, Marta Kos, gjatë vizitës së tij në Dublin. Në postimin e tij në rrjetet sociale, ministri Hoxha thekson se gjatë takimit me Komisioneren Kos, i ka bërë të ditur se për Shqipërinë, objektivi mbetet i qartë, të ecim përpara me vendosmëri dhe të mbyllim sa më shumë kapituj negociues të jetë e mundur këtë vit, duke vazhduar të zbatojmë reformat dhe angazhimet. Postim në X: Kënaqësi të takohem dhe të bisedoj me Komisioneren e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, në margjinat e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, që zhvillohet gjatë këtyre dy ditëve në Dublin. Nuk do të humbasim kurrë asnjë shans për të qenë të...