Hoxha pritet në Budapest nga Zv/kryeministrja Anita Orban: Hungaria, përkrahje të vazhdueshme për progresin e Shqipërisë brenda BE-së!
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, po zhvillon një vizitë zyrtare në Budapest, ku u prit fillimisht nga Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Anita Orbán. Duke u ndalur në rrugëtimin evropian të Shqipërisë, Hoxha shprehu vlerësimin për mbështetjen e fortë të Hungarisë, si dhe për rolin e saj si një zë i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor brenda BE-së, përfshirë edhe përmes Grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor. “Ka diçka veçanërisht të vlefshme në diskutimin për zgjerimin me vende që e kanë përshkuar vetë këtë rrugë. Ato e dinë çfarë kërkon ky proces, por dinë edhe çfarë sjell ai. Shqipëria ka hyrë tashmë në fazën më vendimtare të negociatave të saj për anëtarësimin në BE. Ambicia jonë, siç pasqyrohet...
Burimi:
javanews.al