Hoxha pret përfaqësuesin e ri të OBSH-së në Shqipëri: Fokus te shëndetësia dhe integrimi në BE

Hoxha pret përfaqësuesin e ri të OBSH-së në Shqipëri: Fokus te shëndetësia dhe integrimi në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti sot në Tiranë përfaqësuesin e ri të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Shqipëri, Dr. Fabio Scano. Takimi u përqendrua te forcimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe OBSH-së, me fokus avancimin e politikave kombëtare në fushën e shëndetësisë dhe përmirësimin e sistemit të kujdesit shëndetësor. Gjatë takimit, Hoxha vlerësoi rëndësinë e partneritetit me OBSH-në, duke theksuar se ky bashkëpunim lidhet ngushtë me prioritetet e agjendës kombëtare të zhvillimit. Ministri nënvizoi gjithashtu rolin e bashkëpunimit me organizatën ndërkombëtare në procesin e reformave që lidhen me negociatat e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. “Ne presim me padurim thellimin e mëtejshëm të partneritetit tonë, duke përfshirë edhe përmes bashkëpunimit të zgjeruar rajonal, inovacionit dhe transformimit digjital të...