Hoxha: Në një klimë pasigurie, Shqipëria paraqitet në OKB me angazhim të palëkundur
Shqipëria shkon në sesionin e 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së me një angazhim të fortë për reforma dhe progres. Kështu u shpreh ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, i cili theksoi se “premtimet kanë rëndësi, por ajo që bën diferencën është zbatimi”. Mesazhin e shoqëroi me videon e kryeministrit Edi Rama për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, ku kreu i qeverisë e cilëson Agjendën 2030 dhe procesin e integrimit në Bashkimin Europian si pjesë të së njëjtës rrugë transformimi për Shqipërinë. ” Sesioni i 81-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka nisur. Debati i përgjithshëm fillon të martën e ardhshme. Në një klimë të karakterizuar nga pesimizmi gjeopolitik, tronditjet dhe pasiguria, Shqipëria paraqitet e përgatitur, me një ndjenjë të...
Burimi:
javanews.al