Houthi dron drejt Mekës/ Kapet nga Mbrojtja e Arabisë Saudite, rebelët mohojnë sulmin
Një dron i lëshuar nga rebelët Houthi është rrëzuar nga mbrojtja ajrore saudite, në jug të Mekës, përpara se të hynte në hapësirën ajrore të ndaluar mbi qytetin e shenjtë islamik. Ngjarja ndodhi ka rikthyer në qendër të vëmendjes kërcënimin ndaj Mekës, në një kohë kur përplasjet mes Houthive dhe Arabisë Saudite po përshkallëzohen. Droni u interceptua nga sistemet saudite të mbrojtjes ajrore, ndërsa autoritetet në Riad e konsiderojnë incidentin si një përpjekje të drejtpërdrejtë për t’iu afruar qytetit të shenjtë. Autoritetet saudite e lidhin këtë incident me një tjetër përpjekje të Houthive për të goditur Mekën, atë të vitit 2017, kur një raketë balistike u lëshua drejt zonës së qytetit. Tashmë, përballë këtij incidenti të ri, Riadit i është dashur të rrisë gatishmërinë rreth...
Burimi:
syri.net