Parashikimi astrologjik për 2026, Meri Shehu: Viti i shenjave të zjarrit…

Parashikimi astrologjik për 2026, Meri Shehu: Viti i shenjave të zjarrit…

Astrologia Meri Shehu, e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, bëri një parashikim optimist për vitin 2026, duke e cilësuar atë si një periudhë të re hapjeje dhe energjie pozitive. Sipas saj, ky vit do të dominohet nga ndikimi i fuqishëm i shenjave të zjarrit, të cilat do të japin ritëm, iniciativë dhe një ndjenjë më të madhe lirie. Që në fund të janarit, lëvizja e Neptunit në Dash dhe më pas hyrja e Saturnit në një shenjë zjarri do të sjellin një ndryshim të ndjeshëm, duke u kombinuar në mënyrë harmonike me Jupiterin në Luan. Ndërkohë, edhe Urani pritet të ndryshojë pozicion pas disa vitesh, duke favorizuar një klimë më të gëzueshme dhe më të çliruar nga ngarkesat emocionale. Sipas astrologes, 2026 do...