“Home Alone”, filmi që e ktheu Krishtlindjen në një traditë kinematografike

“Home Alone”, filmi që e ktheu Krishtlindjen në një traditë kinematografike

Ka filma që i përkasin një kohe të caktuar, por edhe të tillë që, me kalimin e viteve, bëhen pjesë e kujtesës kolektive. “Home Alone” është një prej tyre. Që nga shfaqja e parë më 1990, komedia familjare për vogëlushin Kevin McCallister është shndërruar në një nga veprat më të dashura të kinemasë festive, duke u rikthyer në ekran çdo fundvit si një ritual që lidh breza të ndryshëm shikuesish. I krijuar nga skenaristi John Hughes dhe i drejtuar nga Chris Columbus, filmi rrëfen historinë e tetëvjeçarit Kevin, i cili, pas një sërë keqkuptimesh dhe rrëmuje familjare para nisjes për pushime, mbetet aksidentalisht vetëm në shtëpi. Ajo që fillimisht duket si një ëndërr e realizuar për një fëmijë që dëshiron të shpëtojë nga zhurma e...