Homazhe në nderim të Azem Hajdarit/ Noka: Të ngrihemi dhe të rrëzojmë narko-regjimin, kjo është rruga e vetme që na ka lënë amanet
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, mbajti një prononcim për mediat pas homazheve në nderim të Azem Hajdarit në 28-vjetorin e vdekjes. Noka tha se Hajdari është frymëzim për secilin demokrat. Sipas Nokës, rruga e vetme për të përmbysur narko-regjimin është ajo që ‘na ka mësuar dhe na e ka lënë amanet Azem Hajdari’. “Kjo është një ditë ku ne nderojmë, kujtojmë, Azem Hajdarin, këtë tribun liberator që i priu me guxim dhe kurajo protestave studentore për të përmbysur regjimin më gjakatar që ka njohur historia e Shqipërisë. Sot pas 28 vitesh, Azem Hajdari për çdo demokrat, për çdo shqiptar që i thotë lirisë liri dhe demokracisë demokraci është frymëzim. Më shumë se kurrë është motiv, është motiv për t’u përballur me një regjim...
Burimi:
gijotina.com