Holanda rikthehet në ”Eurovision Song Contest 2027”

Holanda rikthehet në ”Eurovision Song Contest 2027”

Showbiz E Mërkurë, 23 Shtator 2026 19:38 Holanda do të jetë sërish pjesë e Festivalit Evropian të Këngës në vitin 2027. Pas një periudhe pasigurie lidhur me pjesëmarrjen, vendi ka konfirmuar rikthimin në garë me një artist holandez. Për organizimin e pjesëmarrjes do të kujdeset transmetuesi publik NPO, i cili do të marrë përgjegjësinë pas vendimit të Avrotros për t’u tërhequr nga konkursi. Ky vendim ishte marrë në gusht, ndërsa transmetuesi kishte shprehur shqetësime mbi karakterin politik të Eurovisionit, veçanërisht në kontekstin e zhvillimeve dhe reagimeve që lidhen me luftën në Gaza. NPO bëri të ditur se përzgjedhja e përfaqësuesit holandez do të zhvillohet nën mbikëqyrjen e një paneli të pavarur ekspertësh. Synimi është që procesi të jetë i strukturuar dhe i mbikëqyrur në mënyrë...