Hita takim me strukturat në Elbasan, Berat dhe Kukës: Siguria dhe qytetarët, prioritet

Hita takim me strukturat në Elbasan, Berat dhe Kukës: Siguria dhe qytetarët, prioritet

Në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, zhvilloi takime me strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë Elbasan, Berat dhe Kukës. Në fokus të takimeve ishte parandalimi i ngjarjeve kriminale, ndjekja në dinamikë e konflikteve dhe denoncimeve të qytetarëve, identifikimi dhe arrestimi i personave që qarkullojnë me armë zjarri apo ushtrojnë veprimtari në fushën e narkotikëve, lokalizimi dhe kapja e personave në kërkim, parandalimi i krimeve mjedisore, si dhe komunikimi me etikë dhe profesionalizëm me qytetarët. Drejtues Madhor Hita, gjatë takimeve, vuri theksin te siguria në shkolla, e cila për Policinë e Shtetit është prioritet mbi prioritetet, dhe kërkoi nga strukturat që, me fillimin e procesit të ri mësimor, shërbimet e Policisë të jenë...