Historia përtej analogjive, ekspozita që vë në dialog kolonializmin dhe nazizmin
Muzeu Historik Gjerman në Berlin hap një hapësirë reflektimi mbi dy nga kapitujt më të errët të historisë moderne, dhunën koloniale dhe krimet e regjimit nazist. Ekspozita “Farefisni e diskutueshme. Dhuna koloniale dhe nacional-socialiste”, e hapur më 16 tetor dhe e vizitueshme deri më 11 prill 2027, shqyrton ngjashmëritë dhe dallimet mes këtyre sistemeve të dhunës, duke vënë në qendër një parim të qartë: krahasimi nuk do të thotë barazim. Udhëtimi nëpër ekspozitë nis me dy objekte të vendosura përballë njëri-tjetrit. Në njërën vitrinë ndodhet një kamxhik i punuar nga lëkura e hipopotamit, i përdorur si mjet ndëshkimi dhe torture në territoret afrikane dhe kolonitë. Në tjetrën, një kuti metalike e ndryshkur, e shënuar me simbolin e kafkës dhe mbishkrimin “Gaz helmues”, që dikur përmbante...
Burimi:
kultplus.com