Historia e trishtë e futbollistit brazilian, nga stadiumet e mëdha në një çadër në rrugë: Nëse mendojnë se kam vdekur, aq më mirë!
Régis Fernandes da Silva, i njohur në botën e futbollit si “Régis Pitbull”, dikur shihej si një prej talenteve braziliane që mund të arrinin majat e futbollit botëror. Sot, në moshën 49-vjeçare, ish-futbollisti jeton në kushte të vështira në rrugët e São Paulos, pasi varësia nga droga i ka kushtuar familjen, banesën dhe jetën që kishte ndërtuar gjatë viteve. Régis ka veshur fanellat e dy prej klubeve të njohura braziliane, Corinthians dhe Vasco da Gama. Karriera e tij, megjithatë, mori një tjetër drejtim për shkak të problemeve me drogën, varësi të cilën ai vetë e pranon. Gjendjen e tij të rënduar e zbuloi gazetari brazilian Emilio Botta, pasi u sinjalizua nga disa ish-shokë skuadre me të cilët Régis luante në një ekip amator. Gazetari e...
Burimi:
javanews.al