Historia e dhimbshme e Marigosë që qëndisi flamurin e Pavarësisë

Historia e dhimbshme e Marigosë që qëndisi flamurin e Pavarësisë

Historia e gruas që besohet se qëndisi flamurin, të cilin Ismail Qemali e ngriti më 28 Nëntor 1912 në Vlorë. Aktiviteti politik e shoqëror i Marigo Pozios, që vdiq e vetmuar në Tiranë, pasi kishte humbur fëmijët dhe bashkëshortin nga turbekulozi.Sjellim në këtë ditë një shkrim të antropologut Jakov Milaj (1911-1997) të botuar në revistën Përjekja Shqiptare e Branko Merxhanit. Shkrimi është publikuar në numrin 13 të janarit 1938 të kësaj reviste, vetëm pak kohë pasi ishte shënuar 25-vjetori i Pavarësisë Kombëtare. Pa marrë përsipër vërtetësinë e të gjithë atyre që shkruhen në artikullin e mëposhtëm, po e sjellim atë të plotë me fare pak ndryshime gjuhësore, për të kuptuar atmosferën e asaj kohe si edhe disa fakte rreth figurës së gruas së shumëpërmendur në...