Himara, turizëm edhe në vjeshtë, fshatrat tradicionalë tërheqin vizitorë
Turizmi në Himarë mbetet një alternativë edhe gjatë vjeshtës, me vizitorë vendas e të huaj që zgjedhin të eksplorojnë fshatrat tradicionalë, të zbulojnë trashëgiminë kulturore dhe të shijojnë peizazhet e bregdetit jugor të Shqipërisë. Kryetari i bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, tha sot për ATSH-në se interesi i vizitorëve ruhet edhe pas përfundimit të sezonit veror, duke dëshmuar potencialin e kësaj zone për zhvillimin e turizmit gjatë gjithë vitit. Një nga destinacionet që mirëpret turistë është Qeparoi, ku rrugicat karakteristike, arkitektura tradicionale dhe pamjet drejt detit Jon krijojnë një atmosferë të veçantë edhe në ditët e tetorit. Vizitorët zgjedhin ta zbulojnë fshatin për herë të parë ose të rikthehen për të shijuar qetësinë dhe bukuritë e tij. “Qeparoi, me rrugicat karakteristike, arkitekturën tradicionale dhe peizazhin e...
Burimi:
kultplus.com