Himara në alarm nga zjarret, flakët pranë banesave dhe hoteleve, nis evakuimi i banorëve dhe turistëve

Himara në alarm nga zjarret, flakët pranë banesave dhe hoteleve, nis evakuimi i banorëve dhe turistëve

Situata paraqitet alarmante në Himarë, ku flakët e zjarrit kanë përfshirë kodrat pranë zonave të banuara, duke rrezikuar banesat dhe hotele. Për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve dhe erës, situata është rënduar ndjeshëm, ndërsa ka nisur edhe evakuimi i banorëve, por edhe i turistëve që ndodhen në hotelet e Himarës. Në terren vijojnë të jenë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin e flakëve dhe mbrojtjen e banesave. Në ndihmë të forcave vendase janë nisur edhe mjete zjarrfikëse nga bashkitë fqinje, ndërsa ndërhyrja vijon në kushtet e një situate të vështirë. Frika më e madhe mbetet përhapja e zjarrit drejt zonave të banuara, ndërsa banorët kerkojne ndihme dhe ekipet e emergjencave po përballen me një situatë tejet të rënduar.