Himara kaloi natën mes flakëve: Zjarri dogji banesa, u evakuuan banorë e turistë! Ja si është situata sot (VIDEO)
zjarri ne himare HIMARË- Himara kaloi një natë tmerri mes flakëve që vijuan prej orësh duke djegur banesa dhe sipërfaqe të mëdha ullishtesh, por fatmirësisht pa persona të lënduar. Pas disa orësh ndërhyrjeje nga forcat në terren, zjarri u vu nën kontroll rreth orës 02:00 të mëngjesit e sotëm, teksa ka nisur edhe ndërhyrja me helikopter për shuarjen e vatrave të mbetura, ndërsa situata raportohet në përmirësim. Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se Forcat e Armatosura vijuan gjatë gjithë natës angazhimin në terren, në kuadër të operacionit për menaxhimin e situatës dhe mbrojtjen e komunitetit. Sipas ministrisë, në terren u angazhuan 171 efektivë dhe 10 mjete, ndërsa në gatishmëri qëndruan edhe një mjet zjarrfikës dhe një ambulancë e Forcave të Armatosura. “Himarë, ku gjatë natës së kaluar Forcat...
Burimi:
zeri.ai