Hidhet nga kati i pestë i pallatit, humb jetën 36-vjeçari në Allias

Hidhet nga kati i pestë i pallatit, humb jetën 36-vjeçari në Allias

Një 36-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në zonën e Alliasit në Tiranë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30, ku shtetasi me inicialet G. S., dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati. Pavarësisht ndërhyrjes, 36-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e dëmtimeve të marra. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.