Hetimet për Vlora Hysenin, Beci: SHISH i përfshirë në korrupsion dhe bashkëpunim me bandat kriminale
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv ka qenë ish prokurori Eugen Beci. Ai gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri ka dhënë shpjegime të detajuara të veprimeve te SPAK për hetimin e çështjes së ish kryetares se SHISH, Vlora Hyseni e cila tashmë po i shtohen akuzat çdo ditë. Flavio Qarri: Çfarë po ndodh me Vlora Hysenin a po rëndohen pozitat e saj, apo e kishim keqkuptuar këtë histori nga fillimi? Eugen Beci: Jo nuk e kishim keqkuptuar, ne thjesht e paralajmëruam. Por siç duket prokuroria e posaçme ka dashur te lerë surprizë, ta bëjë thellimin, ashtu siç duhet të hetimit, dhe nga pikëpamja edhe teorike, edhe praktike, hetimi është rënduar së tepërmi. Them edhe teorike edhe praktike, për faktin e thjeshtë që...
Burimi:
syri.net