Hesse: Dashuria ekziston për të na treguar sa të fortë mund të jemi në vuajtje dhe durim

Hesse: Dashuria ekziston për të na treguar sa të fortë mund të jemi në vuajtje dhe durim

(Fragment nga romani “Peter Camenzind” i nobelistit Hermann Hesse) Pas pak i kërkova Erminias të më tregonte diçka për jetën e saj.-Çfarë dëshironi të dëgjoni?-Gjithçka, – i thashë. – Mbase më mirë një histori dashurie. Më pas do t’jua tregoj edhe unë njërën, të vetmen që kam. Është shumë e shkurtër, e bukur dhe do t’ju argëtojë.-Meqë e thoni ju! Ma tregoni, atëherë!-Jo, ju së pari! Tashmë dini shumë më tepër për mua, sesa di unë për ju. A keni qenë ndonjëherë vërtet e dashuruar, apo ju, siç unë druaj, jeni shumë e mençur dhe krenare për këtë?Erminia u mendua për një çast.-Kjo është një tjetër ide juaja romantike, – tha ajo, – të dëgjoni natën histori dashurie nga një grua, këtu mbi ujin e...