“Helsinki” letër Burgut 313: Jepini fund shkeljes së të drejtave të ish-presidentit Meta
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka ngritur shqetësime lidhur me trajtimin dhe kufizimin e takimeve të ish-presidentit Ilir Meta në IEVP “Jordan Misja” në Tiranë. Në një letër drejtuar drejtuesit të institucionit sot në 10 shtator, KSHH kërkon sqarime mbi ankesat e Metës dhe deputetit Tedi Blushi, lidhur me moslejimin e takimeve me deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe të Parlamentit Evropian. KSHH thekson se kufizimi i këtyre takimeve duhet të mbështetet në një vendim të arsyetuar dhe në një bazë të qartë ligjore. Sipas Komitetit Shqiptar të Helsinkit, kjo çështje ishte evidentuar edhe më herët gjatë monitorimit të IEVP “Jordan Misja”, raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci. KSHH kujton se në prill të këtij viti i kishte kërkuar institucionit të respektonte të drejtat e...
Burimi:
javanews.al