Helmohen 120 persona në Fushë Arrëz nga ndotja e ujit të pijshëm! Situata kritike prej katër ditësh, banorët e denoncuan

Helmohen 120 persona në Fushë Arrëz nga ndotja e ujit të pijshëm! Situata kritike prej katër ditësh, banorët e denoncuan

Rreth 120 banorë të Fushë-Arrëzit janë paraqitur gjatë 4 ditëve të fundit në Qendrën Shëndetësore të qytetit, me simptoma helmimi, që dyshohet se iu është shkaktuar nga ndotja e ujit të pijshëm. Një ditë më parë, banorët denoncuan rastin për News24, duke bërë me dije se uji i pijshëm mbante erë të rëndë, ndërsa autoritetet nuk kishin marrë asnjë masë, pavarësisht ankesave të tyre. Strukturat e Shëndetit Publik dhe ato të Higjienës kanë marrë kampionë të ujit të pijshëm që shkon në rubinetet e qytetarëve, për t’iu nënshtruar analizave laboratorike, por ende nuk ka një përgjigje zyrtare. Lidhur me këtë rast që ka shkaktuar helmimin e qindra banorëve ka reaguar edhe Nënkryetari i Bashkisë së Fushë-Arrëzit, Mikel Qafa, i cili thotë se përgjegjësia për ujin...