Helikopterë dhe efektivë vijojnë “luftën” me flakët/ Ministri Nufi: Situata në monitorim të vazhdueshëm

Helikopterë dhe efektivë vijojnë “luftën” me flakët/ Ministri Nufi: Situata në monitorim të vazhdueshëm

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka reaguar për situatën e zjarreve që vijojnë prej disa ditësh në disa zona të vendit. Forcat e Armatosura thotvijojnë operacionet për përballimin e vatrave në Lurë, Dajt, Krujë dhe Bulqizë. Sipas Nufit, në Lurë, zjarri është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për banesat apo jetën e njerëzve. Në Dajt janë angazhuar dy helikopterë të Forcës Ajrore, ndërsa në Abaze të Krujës po operojnë 32 efektivë, mjete zjarrfikëse, ambulancë dhe një helikopter. Në Bulqizë, situata pranë qendrave të banuara është nën kontroll të plotë dhe pa rrezik për banorët. Ministri Nufi theksoi se situata mbetet në monitorim të vazhdueshëm, ndërsa forcat operacionale vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e zjarreve. Postimi i ministrit të Mbrojtjes: Vijon intensivisht angazhimi i...