Haxhiu thirrje PDK-së të kthehet në sallë! opozita refuzon, në Kuvend vetëm 84 deputetë
Kosova E Premte, 11 Shtator 2026 15:11 Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka rifilluar, ndërsa kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, i bëri thirrje Partisë Demokratike të Kosovës të rikthehet në sallë, pasi deputetët e saj u larguan në shenjë proteste. Në sallë janë të pranishëm 84 nga 120 deputetët e Kuvendit. PDK-ja braktisi seancën pasi deputetët e Vetëvendosjes nuk votuan kandidaten e saj për nënkryetare të Kuvendit, Vlora Çitakun. Më herët, partia njoftoi se nuk do të marrë më pjesë në punimet e Kuvendit dhe se çështjen do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese. Nga ana tjetër, Vetëvendosje ka përsëritur se është e gatshme të votojë një kandidat të PDK-së për nënkryetar, por jo Vlora Çitakun, duke i bërë thirrje PDK-së të propozojë një emër...
Burimi:
kohajone.com