Haxhiu: Sulmi i 11 shtatorit ishte sulm ndaj lirisë, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, së bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, kanë bërë homazhe te memoriali “Kosova kujton”, kushtuar viktimave të 11 shtatorit në SHBA. Në fjalën e saj, U.D. Presidentja Haxhiu ka thënë se njëzet e pesë vjet më parë, 11 shtatori nisi si një mëngjes krejt i zakonshëm. “Kështu fillon edhe Raporti i Komisionit Hetimor amerikan për 11 shtatorin. E marta e 11 shtatorit 2001 agoi me mot të butë dhe me qiell të kthjellët në lindje të Shteteve të Bashkuara. Miliona njerëz po bëheshin gati për punë. Disa u nisën drejt Kullave Binjake në New York, të tjerë drejt Pentagonit. Njerëzit po zinin radhë për ta vizituar Shtëpinë e Bardhë. Presidenti George W. Bush kishte dalë për vrap herët në mëngjes. Në orën 8:46, aeroplani i parë e goditi Kullën Veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë. Në Kosovë ora ishte 14:46 pasdite. Vetëm dy minuta më vonë nisën transmetimet e para televizive me pamjet e Kullës Veriore në flakë. Derisa transmetimi vazhdonte drejtpërdrejt,...
Burimi:
kultplus.com