Haxhiu në Ditën e Studentëve: Secili brez e mori Universitetin e Prishtinës nga duart e brezit para tij
U.D. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e shënimit të Ditës së Studentëve të Universitetit të Prishtinës, ku ka folur për historinë e universitetit, sakrificën e brezave të studentëve dhe përgjegjësinë që kanë të rinjtë e sotëm. Në fjalën e saj, Haxhiu tha se historia e Universitetit të Prishtinës nuk është shkruar vetëm në auditorë, biblioteka e laboratorë, por edhe në rrugë, protesta dhe shtëpi të kthyera në hapësira mësimi. Ajo iu referua filozofit Ortega, i cili, sipas saj, e vendos studentin në zemër të universitetit dhe e sheh misionin e tij përtej përgatitjes së profesionistëve. “Universiteti ekziston për studentin. Ortega kërkonte nga universiteti diçka më shumë sesa të përgatiste profesionistë të mirë. Ai besonte se universiteti duhet...
Burimi:
kultplus.com