Hashim Thaçi nga aktivizmi kundër regjimit serb, roli në UÇK, shpallja e Pavarësisë së Kosovës dhe karriera politike
Jeta e Hashim Thaçit paraqet një larmi ngjarjesh që janë të destinuara të bashëkjetojnë me historinë e Kosovës. Thaçi, një student nga Skënderaj që u përfshi në protestat dhe organizimet e para kundër regjimit serb, arriti të spikasë në organikën e brishtë të UÇK gjatë luftës. Ai u mbështet nga partnerët perëndimor si një lider politik i së ardhmes së Kosovës së lirë. Thaçi ndërtoi edhe një karrierë të pasur politike duke arritur në ushtrimin e detyrave të Kryeministrit dhe Presidentit të Kosovës. Hashim Thaçi lindi më 24 prill 1968 në Burojë të Skënderajt, në Drenicë. Rajoni ku u rrit kishte një histori të gjatë të mobilizimit politik shqiptar dhe do të bëhej një prej zonave kryesore të konfliktit të armatosur në Kosovë në fund...
Burimi:
kohajone.com