Harta e re territoriale/ Këshilli Bashkiak i Belshit voton kundër bashkimit me Elbasanin

Harta e re territoriale/ Këshilli Bashkiak i Belshit voton kundër bashkimit me Elbasanin

FOTO NGA Këshilli Bashkiak i Belshit BELSH- Këshilli Bashkiak i Belshit ka kundërshtuar propozimin për bashkimin e kësaj bashkie me Elbasanin dhe Cërrikun në kuadër të diskutimeve për rishikimin e hartës administrativo-territoriale. Vendimi u mor gjatë mbledhjes së këtij të hëne ku këshilltarët diskutuan për pasojat që do të sillte një ndryshim i mundshëm i organizimit vendor veçanërisht sa i takon administrimit të territorit zhvillimit ekonomik dhe funksionimit të shërbimeve për qytetarët. Nga 21 anëtarët e Këshillit Bashkiak, 7 votuan kundër propozimit, ndërsa pjesa tjetër abstenuan. Procesi i votimit u shoqërua me debate mes këshilltarëve, ndërsa nga opozita pati edhe kritika për mënyrën e votimit të përfaqësuesve të mazhorancës. Gjatë diskutimeve u soll në vëmendje edhe zhvillimi i Belshit gjatë viteve të fundi veçanërisht pas...