Harry Styles nderon Liam Payne me një këngë të papublikuar, dy vjet pas vdekjes së mikut të tij

Harry Styles nderon Liam Payne me një këngë të papublikuar, dy vjet pas vdekjes së mikut të tij

Harry Styles ka interpretuar për herë të parë këngën e papublikuar “What Is Enough”, të cilën e shkroi në kujtim të ish-anëtarit të grupit One Direction, Liam Payne, në një koncert në Madison Square Garden të Nju Jorkut, pikërisht në dyvjetorin e vdekjes së tij. Këngëtari britanik, fitues i çmimeve Grammy, ia kushtoi këtë performancë mikut të tij gjatë një prej koncerteve të turneut “Together, Together”, i cili po zhvillohet në këtë arenë të njohur. Përpara se të interpretonte këngën, Styles iu drejtua publikut me një fjalim emocional, duke kujtuar rëndësinë që Payne kishte pasur në jetën e tij. “Ndjehem jashtëzakonisht me fat që mund t’i zhvilloj këto koncerte këtu në Nju Jork dhe kjo ndërtesë ka shumë rëndësi për mua”, u shpreh ai, përpara...