Harry Styles ankohet për çmimin e kafesë në New York: “Një kapuçino nuk mund të kushtojë 10 dollarë”
Edhe yjet botërorë po e ndiejnë rritjen e çmimeve, ndërsa këtë herë ishte këngëtari britanik Harry Styles ai që shprehu pakënaqësinë për koston e lartë të kafesë në New York. Gjatë një koncerti në Madison Square Garden, Styles ndau me publikun një koment me humor për atë që, sipas tij, ishte bërë një nga gjërat më të frikshme të përditshmërisë: fatura e një kapuçinoje. Duke iu referuar atmosferës së Halloween-it, këngëtari tha se çmimet e pijeve me kafeinë në qytet ishin jashtë kontrollit. “Gjëja më e frikshme e këtij Halloween-i është çmimi i pijeve me kafeinë në New York. Është jashtë kontrollit. Është një kapuçino. Nuk mund të kushtojë 10 dollarë, nuk mundet”, tha ai. Styles u shpreh i habitur edhe nga kërkesa për bakshish...
Burimi:
kultplus.com