Harry Potter: Versaja shndërrohet në një shkollë magjie për një ditë
Kopshtet e Pallatit të Versajës në Francë u shndërruan në shkollën e magjisë “Hogwarts”, në kuadër të ngjarjes globale për fansat “Back to Hogwarts”. Aktiviteti u organizua nga Warner Bros. Discovery France për të festuar 25-vjetorin e premierës së filmit të parë të sagës, Harry Potter and the Sorcerer’s Stone. Ngjarja u zhvillua në kopshtet historike të Versajës, ku zona e famshme e Orangerie u dekorua me ngjyrat dhe simbolet e katër shtëpive të Hogwarts-it. Nga mëngjesi deri në mbrëmje, fansat patën mundësinë të ndiqnin “leksione magjie”, të shihnin instalacione tematike dhe të merrnin pjesë në lojëra interaktive pa pagesë. Mbrëmja kulmoi me një version special të shfaqjes ujore “Les Grandes Eaux Nocturnes”. Kopshtet u ndriçuan nën ritmet e muzikës ikonike të filmave, të shoqëruara...
Burimi:
kultplus.com