Harry Kane s’heq dorë nga Topi i Artë: Gara për atë trofe do të jetë shumë emocionuese
Sulmuesi i Bayern Munich dhe Anglisë, Harry Kane, e cilësoi Topin e Artë si diçka të veçantë, por nuk e konsideroi veten favorit për këtë çmim prestigjioz. Ai vjen pas një sezoni spektakolar, në të cilin shënoi 73 gola në 65 ndeshje për klubin dhe kombëtaren. Anglezi e kujton sezonin e tij me një ndjesi të veçantë. “Sezoni i kaluar do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time. Të shënosh kaq shumë gola, gola të rëndësishëm për Bayern dhe Anglinë. Ishte sezoni ku fitova më shumë trofe në karrierën time“, tha Kane, që tregohet i përmbajtur për Topin e Artë dhe thekson se ka një listë të gjatë pretendentësh. “Është një synim të jesh lojtari më i mirë në botë. Do të ishte një ndjesi e mrekullueshme. Është çmimi...
Burimi:
telesport.al