Harry Kane njofton rinovimin e kontratës me Bayern: Çështje ditësh, jemi jashtëzakonisht afër
3 Nëntor 2026 8:32 Telesport E ardhmja e Harry Kane mbetet te Bayern Munich. Në prag të përballjes në Champions League kundër Atlético Madrid, fituesi i fundit i Topit të Artë praktikisht ka njoftuar një zgjatje të kontratës. Marrëveshja e tij aktuale pritej të skadonte në fund të sezonit. Negociatat kanë shënuar përparim vendimtar gjatë ditëve të fundit dhe sulmuesi anglez shpjegoi se kanë mbetur vetëm disa detaje të fundit para nënshkrimit të kontratës. “Do të thoja se tani është thjesht çështje ditësh. Kemi pasur diskutime të mira gjatë fundjavës. E di që vazhdoj të them se jemi afër, por tani jemi jashtëzakonisht afër. Detajet mbeten detaje, siç ndodh me çdo kontratë,” shpjegoi Kane. Sulmuesi konfirmoi se është arritur një marrëveshje për çështjet kryesore: “Pjesa...
Burimi:
telesport.al