Harry Kane në ndjekje të CR7, mund të barazojë rekordin e portugezit në Champions

Harry Kane në ndjekje të CR7, mund të barazojë rekordin e portugezit në Champions

2 Nëntor 2026 14:44 Alfred Lleshi Harry Kane kërkon të lërë pas penalltinë e humbur në “Klassiker” kundër Borussia Dortmundit dhe tashmë ka në shënjestër një rekord të Cristiano Ronaldos. Sulmuesi anglez synon të martën, në transfertën ndaj Atlético Madridit, të shënojë në ndeshjen e 11-të radhazi të Champions League. Aktualisht, Kane ka realizuar të paktën një gol në 10 ndeshje radhazi, vetëm një më pak se rekordi i vendosur nga Cristiano Ronaldo me fanellën e Real Madridit në vitet 2017-2018. Portugezi është i vetmi futbollist që ka arritur deri tani një seri kaq të gjatë golash radhazi në këtë kompeticion. Tani, sulmuesi i Bayern Munich mund ta barazojë këtë arritje historike. Që prej transferimit në Mynih në vitin 2023, Kane ka shënuar 37 gola në 41...