HARRESA E INA ZHUPES NGA VJEN: TE GJITHE SI DELE NE PS, VOTUAN SIPAS QEJFIT TE LIDERIT

HARRESA E INA ZHUPES NGA VJEN: TE GJITHE SI DELE NE PS, VOTUAN SIPAS QEJFIT TE LIDERIT

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kritikuar ashpër deputetët e Partisë Socialiste pas miratimit të reformës administrativo-territoriale me 85 vota pro, duke i akuzuar se mbajtën qëndrime kundërshtuese gjatë debatit parlamentar, por në fund votuan në favor të shkrirjes së 15 bashkive. Në reagimin e saj, Zhupa vuri në shënjestër veçanërisht deputetët që, sipas saj, u paraqitën para qytetarëve si kundërshtarë të ndryshimeve territoriale, por nuk e reflektuan këtë qëndrim në votim. Ajo përmendi mes të tjerëve Erion Braçen dhe deputetin që përfaqëson zonën e Selenicës, duke e cilësuar këtë sjellje si mungesë përgjegjësie ndaj elektoratit. “Deputeti të mbajë fjalim kundër e të votojë pro. S’kisha parë!”, u shpreh Zhupa, duke akuzuar ligjvënësit se nuk respektuan shqetësimet e banorëve që kundërshtonin humbjen e bashkive...