Hapet “thesi” i pagave/ Pas gjyqtarëve, edhe Garda kërkon rritje: Paguhemi më pak se strukturat homologe (KËRKESA)
foto ilustrim: efektivet e gardes-kerkesa TIRANË- Pas gjyqtarëve, edhe efektivët e Gardës së Republikës kërkojnë rritje të pagave. Përmes Sindikatës së Gardës, ata i janë drejtuar qeverisë me kërkesën që përmirësimi i trajtimit financiar të përfshihet në diskutimet për Buxhetin e Shtetit 2027. Efektivët argumentojnë se paga bazë aktuale nuk është në të njëjtin nivel me strukturat e tjera të sigurisë dhe mbrojtjes, duke shtuar se janë mision të vazhdueshëm 24 në orë, 7 ditë në javë. Në kërkesën e tyre, efektivët e Gardës krahasojnë pagën bazë për gradën fillestare të inspektorit me pagat në Forcat e Armatosura, të cilat, sipas tyre, janë dukshëm më të larta. KËRKESA Sindikata e Gardës së Republikës përshëndet vëmendjen e vazhdueshme të Qeverisë Shqiptare dhe politikat e ndërmarra për përmirësimin e trajtimit financiar...
Burimi:
zeri.ai