Hansi Flick “nuk fshihet” para Aston Villa: Duam të fitojmë La Liga-n dhe Champions-in
Hansi Flick doli para mediave në prag të ndeshjes së katërt të fazës së ligës në Champions League, ku Barcelona do të përballet me Aston Villa. Trajneri gjerman vlerësoi maksimalisht kolegun spanjoll Unai Emery dhe skuadrën e Premier League, por shprehu besim te cilësia e të tijve për ta fituar ndeshjen dhe kompeticionin europian. Mungesat – “Nuk po i bëjmë gjërat keq. Në ndeshjen e fundit kundër Alavés pati një gabim, por skuadra ruajti besimin. Po i bëjmë gjërat mirë”. Christensen – “Duhet të presim për të parë se kur do të rikthehet. Dje u stërvit, por vetëm si lojtar neutral në ushtrime. Duhet të shohim si do të evoluojë gjendja e tij”. Balde – “Mendoj se kjo situatë është normale. Kur nuk luan, të...
Burimi:
telesport.al