“Hana”, një film ndryshe për luftën

“Hana”, një film ndryshe për luftën

Nga: Agron GërguriNjë film ndryshe për luftën, përkatësisht pasojat e luftës sidomos të atyre që janë prek nga dhuna seksuale e cila në moralin e shoqërisë sonë ende mund të trajtohet si faj dhe kjo ndjenjë krijon dramën e brendshme që është tema e filmit HANA.Bazuar në skenarin e  Fadil Hysajt, regjisori Ujkan Hysaj kishte ndërtuar një poetikë mbi dhembjen, mbijetësen, artin dhe dashurinë, aq sa filmi arrin të mëkoj skajet e qenies njerëzore aty ku ruhet tharmi i heshtjes e cila do vëmendje por nuk shprehet nuk bëzanë sepse ka frikë nga gjykimet e paragjykimet e mjedisit ku viktima shpallet lehtësisht fajtore, ose anatemohet.  Në këtë vorbull sillet protagonistja e filmit e dyzuar në emrat Hana me tragjikë përbrenda dhe Sara me dëshira të pajetësuara për...