“Halli individual nuk do të mbetet jetim”, Rama prezanton “Pasqyrë Albania”: Do të publikohet aty projekti i Sazanit dhe Nartës
Në mbledhjen me grupin parlamentar socialist, kryeministri Edi Rama shpjegoi mënyrën se si do të funksionojë “Pasqyrë Albania”, të cilën e cilësoi si një kontratë të qytetarit me shtetin. Një nga komponentët e parë të “Pasqyrë Albania” do të jetë “Flamingo Mirror”. Rama tha se aty do të publikohet edhe informacioni lidhur me çështjen e Sazanit dhe zonës Nartë-Pishë Poro, përfshirë dokumentet përkatëse, statusin e negociatave, referencat ligjore, projektin dhe studimin mjedisor. Rama: “Qytetari sot duhet të bëjë shumë përpjekje dhe shpesh të pasuksesshme për të ditur se cila zyrë mban çelësin e fatit të një çështjeje. Shteti ka detyrimin të ketë një adresë të vetme publike, për faktin, për statusin dhe provën e çdo çështjeje. E-Albania do të jetë pjesë përbërëse e Pasqyrës. Dosja...
Burimi:
vizionplus.tv