Halil Matoshi: Ni poet – ni poezi/ Ese për poezinë “Troja e kalit” të Shaip Emërllahut
Ni poet – Ni poezi (Shaip Emerllahu: “Troja e kalit” – ni essay) Me poezinë “Troja e Kalit”, Shaip Emerllahu , e ka bâ riseminimin e mitit të hiles dhe tradhtisë, përmes me inversionin sintaksor.Nga “Kali” si mjet i pushtetit, tek “Troja” si truell i autodestruksionit. “Troja” e sundueme nga kaliMe poezinë “Troja e kalit” Shaip Emërllahu, arketipin e hiles e tradhtisë që vjen nga jashtë, e kthen në ves që buron nga brenda.Emërllahu e përmbys krejt kshtjellen mitike te “Troja e kalit”, tue na sjellë në mendje se mjeti i mashtrimit (kali) âsht tâshma zot i qytetit. Nuk ka mâ qytet si paradigmë e qytetnmit, ka vetëm qytetsa t’nënshtruem, prè e ni mashtrimi të madh, që njeriut i vjen në pamjen ma t’pafajshme animale,...
Burimi:
kultplus.com