“Hakmarrje personale!” Avokati Hoxha: Transferimi i Veliajt në kundërshtim me ligjin

“Hakmarrje personale!” Avokati Hoxha: Transferimi i Veliajt në kundërshtim me ligjin

Hakmarrje personale dhe në kundërshtim me ligjin, e ka cilësuar avokati Arbër Hoxha, transferimin e kryebashkiakut Erion Veliaj nga paraburgimi i Durrësit në burgun e Fierit. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, avokati tha se transferimi i një të paraburgosuri nuk përbën fare sekret shtetëror aq më tepër kur në rastin e Veliajt kanë përfunduar hetimet. “Transferimi i një të paraburgosuri nuk përbën fare sekret shtetëror aq më tepër kur në rastin e Veliajt kanë përfunduar hetimet. Duket si hakmarrje personale e dikujt ndaj zotit Veliaj dhe për ta çuar në një rreth ku pretendohet se hakmarrësi ka një lidhje të caktuar shpirtërore”, tha avokati Hoxha në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN. Sipas tij ky nuk është...