Hajriz Sejdiu: Psalmi i mallkimit
O zot,Ti që dëgjove pikëllimin e zërit timPsalmin e vdekjes e këndova duke qeshur“E nuk eca sipas këshillave të pabesëveAs nuk u ula në sofër me tallësit e jetës”. Me sytë e mi ndeza të gjithë qirinjtëKaherë të fikur ndër ne. Britmën time ndëgjoje PerendiLigji i njeriut nuk është sikurse ligji ytVdekjen e regjistrova vetëMe dorën timeNë protokolin zyrtar të shtetit. Ua theva brinjët një nga njëSi enë hipokrizie prej qelqiCopë e grimë ua bëra. Vetëm me një laps e një copë letërdhe me dorën hyjnore Zemrën e gjakosa në vulë katroreTë ProtokolitAty më zunë pusinëE më vranëKalorësit feudalë të Apokalipsës Jashtë gjëmon tmerriUnë nuk jam atyPor jam pjesë e tij. Na u desht kohë të kuptojmëSe këtu të gjitha sëmundjet janë ngjitëseKëtu është vendiku...
Burimi:
kultplus.com