Gykata e Brazilit miraton unanimisht ekstradimin e Ervin Matës
Gjykata Supreme Federale e Brazilit ka miratuar unanimisht kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Ervin Matës. Vendimi është marrë nga trupi i parë i gjykatës, në seancën virtuale të zhvilluar nga 14 deri më 21 gusht 2026. Në vendimin prej 23 faqesh, gjykata braziliane përcakton se dokumentacioni i paraqitur nga autoritetet shqiptare plotëson kushtet ligjore për ekstradim. Kërkesa lidhet me procedimin penal në Shqipëri për akuza që përfshijnë trafikimin e lëndëve narkotike, bashkëpunimin në një formë të veçantë dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal. Në dosje përfshihen edhe të dhëna të siguruara nga komunikimet në aplikacionin e koduar Sky ECC. Sipas materialit të paraqitur para gjykatës braziliane, në shtator të vitit 2020, përdoruesi me identifikuesin GS4TDD, i identifikuar si Ervin Luan Mata, dyshohet se...
Burimi:
javanews.al