Gushti 2026 thyen rekordin/ Muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në botë

Gushti 2026 thyen rekordin/ Muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në botë

Gushti i sivjetshëm ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në botë, me temperaturat globale 1,65 gradë Celcius mbi nivelet paraindustriale,  thanë shkencëtarët. Muaji i kaluar u barazua me korrikun e vitit 2023 si muaji kalendarik më i nxehtë në regjistrimet e temperaturave, si edhe si gushti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në botë, thanë shkencëtarët e Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike “Copernicus” të Bashkimit Evropian. “Evropa Perëndimore ka përjetuar verën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të vendosur në vitin 2003”, tha Copernicus. Valët e të nxehtit në gusht vazhduan një periudhë të temperaturave ekstreme që kishte nisur në maj. “Kushte të rënda thatësire goditën Britaninë e Madhe Francën, Hungarinë, Rumaninë dhe Serbinë, ndërsa lumenj të mëdhenj, nga...