Guimaraes: Humbja 3-0 ishte e papranueshme, një ditë e keqe dhe u kërkojmë falje tifozëve

Guimaraes: Humbja 3-0 ishte e papranueshme, një ditë e keqe dhe u kërkojmë falje tifozëve

22 Shtator 2026 12:00 Telesport Bruno Guimaraes beson se Arsenal bëri një paraqitje “të papranueshme” kundër Brighton, e cila ishte shumë nën standardet e pritura nga kampionët e Premier League. Nisja me 100% të pikëve në sezonin e ri për Arsenal mori fund papritur, pasi Brighton e mposhti thellë skuadrën e Mikel Arteta me një fitore brilante 3-0. Mesfushori brazilian, i cili e nisi ndeshjen si titullar në ligë për herë të parë me “topçinjtë” pas transferimit të tij për 75 milionë paund nga Newcastle, tha: “Jemi shumë të zhgënjyer dhe duhet të mësojmë nga gabimet tona, sepse ishim shumë larg nivelit tonë të zakonshëm”. “Ishim shumë të pakujdesshëm me topin dhe nuk fituam asnjë dyluftim. Nuk mund ta pranojmë këtë ndërsa mbajmë veshur fanellën e kampionit....