Greva e mbrojtjes/ GJKKO vendosi që gjykimi ndaj Metës dhe Kryemadhit të vijojë edhe pa praninë e avokatëve
Gjykata e Posaçme vendosi që gjykimi ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit të vijojë edhe pa praninë e avokatëve mbrojtës. Vendimi erdhi pasi avokatët e zgjedhur nga të pandehurit nuk morën pjesë në seancë në kuadër të bojkotit, ndërsa edhe dy avokatet e caktuara përmes ndihmës juridike falas refuzuan të përfaqësonin të pandehurit. Njëra prej avokateve të ndihmës juridike falas argumentoi mungesën me bojkotin e avokatëve, ndërsa tjetra pretendoi se çështja nuk plotësonte kushtet për ofrimin e ndihmës juridike falas. Gjykata i vlerësoi të pabazuara kërkesat e të katër avokatëve për të mos marrë pjesë në mbrojtjen e Metës dhe Kryemadhit. Për dy avokatët e zgjedhur nga të pandehurit u vendos gjobë prej 20 mijë lekësh secili, ndërsa për dy avokatet e ndihmës juridike falas...
Burimi:
syri.net