Grealish sërish në telashe, dy net radhazi në festa me alkool. Mungoi në stërvitje, klubi e përjashton
Jack Grealish është sërish në qendër të polemikave. Sipas mediave angleze, futbollisti i Evertonit ka kaluar dy net radhazi duke konsumuar alkool në lokale, deri në atë pikë sa ka munguar në një seancë stërvitore. Për këtë arsye, klubi e përjashtoi nga ndeshja e “Carabao Cup” kundër Newcastle United. Sipas “The Sun”, festimet nisën më 19 tetor, pas ceremonisë së çmimeve “Pride of Britain” në Londër. Grealish kaloi disa orë në një karaoke-bar me miqtë, ndërsa të nesërmen u pa në një pub në Wilmslow, së bashku me Jordan Pickford, Tyler Dibling dhe ish-shokun e skuadrës te Manchester City, Kyle Walker. Pas mungesës në stërvitje, Evertoni konfirmoi se lojtari nuk ishte grumbulluar për shkak të shkeljes së rregullores së brendshme disiplinore. Trajneri David Moyes mbështeti...
Burimi:
telesport.al