GREALISH DEL JASHTË KONTROLLIT? EVERTONI E NDËSHKON, MEDIAT ZBULOJNË NETËT E ARGËTIMIT
Jack Grealish është rikthyer në qendër të polemikave në futbollin anglez, këtë herë jo për paraqitjet në fushë, por për disiplinën jashtë saj. Evertoni e përjashtoi futbollistin nga skuadra për ndeshjen e Kupës kundër Newcastle, duke konfirmuar zyrtarisht një shkelje të disiplinës së klubit. Sipas Sky Sports, lojtari kishte munguar në një seancë stërvitore. Ndërkohë, tabloidi britanik The Sun ka publikuar detaje për dy net argëtimi të futbollistit në lokale dhe karaoke, ku raportohet se kishte konsumuar alkool me miq. Megjithatë, nuk është konfirmuar që këto dalje kanë qenë arsyeja e drejtpërdrejtë e ndëshkimit. Trajneri David Moyes ka mbështetur vendimin e klubit, ndërsa e ardhmja e Grealish te Evertoni mbetet temë diskutimi.
Burimi:
ntv.al